LGI,Xhixho:Me LSI, gratë pjesë e vendimmarrjes

Në konventën e Lëvizjes së Gruas në Integrim, kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho vlerësoi faktin që thashmë me LSI gratë janë pjesë e vendimmarrjes. "Ne po ndërtojmë bashkë rrugën drejtë suksesit, sepse ne mundemi sot. Në tetë muaj ne arritëm të ngrinim strukturat e kësaj lëvizje", u shpreh Xhixho. Sipas kryetares së LRI-së,gruaja shqiptare duhet të marrë dinjitetin që ka nevojë dhe LSI do të ndihmojë në realizimin e këtij misioni.