E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGI,Kodra:Rama detyron gratë e PS-së të hedhin baltë mbi Metën

Në konventën e Lëvizjes së Gruas në Integrim,nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra u shpreh se LSI-ja përfshiu për herë denjësisht gruan në politike. Sipas saj,mjeti i ndyrshimit është politika, politika e bashkëpunimit dhe integrimit. Duke iu referuar kryesocialistit Rama ajo deklaroi se "Rama urdhëron gratë e PS-së të dalin e të hedhin baltë mbi Metën". Sipas nënkryetares së LSI-së, kjo parti është e vetmja forocë politike që premtimet i ka detyrime, e vetmja forcë që do bëjë ndryshimin në këtë vend. "Ne kërkojmë që të gjitha grave shqiptare t'ijepet mundësia që të tregojnë vlerat e tyre dhe vlerat e vendit tonë", nënvizoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›