E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango:Nesër sqarime përballë medias

Ish-ministri i Kulturës,Turizmit, Rinisë dhe Sporteve , Ylli Pango deklaroi në një bisedë të drejtëpërdrejtë telefonike për Ora News në emisionin "Ora e Debatit" se ditën e shtunë do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të sqarojë qëndrimin e tij rreth skandalit të fundit seksual të denoncuar nga emsisioni "Fiks Fare". Ai bëri me dije se do të denoncojë këtë skandal duke "nënvizuar elementë të ngatërresave të qëllimshme që janë bërë nga emisioni "Fiks Fare". Pangoi u shpreh se "do paraqesë fakte për poshtërsitë e organizuara nga Filip Çakulli". Sipas ish-ministrit, lufta e emisioni "Fiks Fare" ëshë e urryer dhe e e pabarabartë."Perandoria mediatike Top Channel ka shpallur luftë ndaj një individi si unë dhe tashmë duhet të përgatitet për pasojat", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›