Reforma Agrare dhe reforma e Legalizimeve
Ahmet Sulstarova*
Pa pritur e pa kujtuar, O Shaban, si rrufe ne te kthjellet, na dole ne media e ne shtyp me nje konstatim tendin, qe as vete nuk e beson: legalizimet nuk na qenkan reforme politike, por nje reforme ekonomike!!!
Kete na e servire ne, pronareve, qe nga mengjesi e deri ne darke, na merr per injorante dhe budallenj.
Mesa di une, e qofsha i gabuar, ty, pervec merites qe je nje besnik i verber i shefit tend, nuk te shquan askush per merita te tjera. "Kjo eshte koha e Horrave", thote Mirush Kabashi, tek "Apologjia e Sokratit". Dhe ti, po ben c'eshte e mundur, qe ajo fraze te jete e sakte.
Tani jam i detyruar te te shpjegoj, se cfare eshte nje reforme dhe per kete po te citoj z.Eqerem bej Vloren. Nuk te pelqejne bejleret, mos ma thuaj, e di! "Reforme agrare mund te quhet cdo permiresim qe behet ne veprimtarine bujqesore" Po, cfare permiresime ka sjelle ne bujqesi reforma juaj e legalizimeve?! Pervec nje shkaterrimi te pa pare gjate shekujve te ekzistences te ketij vendi. Vlora vazhdon: "Shtetet ballkanike e te Evropes se Mesme kane bere vetem reforma agrare politike ose etnike, qe i lejonin te zhduknin mijera familje pronaresh, (ne disa vende sidomos shqiptaresh) vetem e vetem, ngaqe nuk i perkisnin kombit te tyre dhe per t'i siguruar pronesine mbi token, njerezve te kombit te tyre. Keshtu ka ndodhur ne Greqi, Bullgari, Rumani, Ceki, Poloni etj ".
E dime, o Shaban, qe nuk e ke bere ti ligjin, por dime dhe kete, qe ti je i vetmi qe po na e servir si reforme ekonomike. Ky eshte nje akt politik dhe do te mos ishte i tille vetem po qe se zotrote i konsideron pronaret aliene te ardhur nga nuk dihet se ku! Per fatin tend te keq, nuk eshte keshtu, ndaj kjo eshte nje reforme e paster politike, regresive, shkaterrimtare, qe nxit dhe do te nxise vetegjyqesi dhe hakmarrje. Nuk mjaftojne qe 80% e te ngujuarve jane per ceshtje pronesie? Si do ta ndjeje veten, nese nje qeveri do te te merrte ty, vilen qe ke dhe t'ia jepte ate nje tjetri, duke e quajtur kete veprim reforme ekonomiko-strehuese?! Perse kjo ngutje e madhe (ne zbatim te ketyre porosive) para zgjedhjeve, kur kjo na qenka thjesht nje reforme ekonomike?! Or ti, Shabe, edhe qorri e sheh qe kjo reforme eshte e paster politike dhe perkthehet troc: merrni ato qe keni rrembyer e na jepni votat!
Keta njerez qe pushtuan tokat nuk erdhen ashtu kot, spontanisht. Ata i sollet ju, me nje strategji e taktike afatgjate. U be nje tentative nga kryeministri Meksi, kur urdheroi te dergonin policine ne Kamze, por ju e sabotuat. Ju vendoset qe atje, policia te shkonte e pa armatosur, kurse nga ana tjeter lajmeruat uzurpuesit ta kundershtonin policine me te gjitha mjetet.
Po te tregoj nje episod domethenes. Ishte festa e Pavaresise. Personeli arsimor dhe studentet e Institutit te Larte Bujqesor ishin me pushime. Kur u kthyen ata, pane se token eksperimentale te Institutit e paten ndare ne parcela dhe uzurpuesit, (aliene te ardhur nga brenda vendit) ishin pergatitur te fillonin ndertimet. Personeli shtangu. Nje profesor fizkulture, si me i guximshmi, iu drejtua atyre: "c'beni more?! Keto jane tokat e Institutit!" Njeri qe ishte si kapo i invazoreve, iu pergjigj: "na kena ardhur ketu me porosi te Bac Azemit e te Shabonit. Ato na kane thane te shkojme ke tokat e Beut, te Toptanit e te Menikut". "Ku jane keto toka?" pyeti pedagogu. "Atje!", tregoi me gisht njeri nga pedagoget e tjere. Atehere kapoja, hodhi veshtrimin aty, ku ishin ato toka dhe beri thirrjen: "Ngrehuni, he burra, se ktu kena hy gabimisht".
Dhe keshtu ardhacaket lane Institutin dhe zune tokat e bejlereve, ne baze te "reformes", qe po na servir tani ti.
Tjeter: ne Durres, ishin pergatitur listat e pronareve qe do te kompensoheshin me parcela ne plazh, te ndara me short. Ia raportuan shefit tend, qe tani e kemi kryeminister. Ai i pergezoi perpiluesit e listave dhe dha porosi te presin disa dite e pastaj t'i shpallnin listat dhe ndarjen e parcelave. E keshtu u be. Por te nesermen ne mbremje, ia behen uzurpatoret e zakonshem dhe zune ekzaktesisht, bash, ato parcela! Cfare koincidence, Shabe, eh?!
Nga historia dime, (dhe une besoj ta dish te pakten kete!) qe Sulltani, ne mbarim te nje beteje te fituar, i shperblente besniket e tij te dalluar ne lufte, here me monedha e here me toka, apo prona te tjera. Por keto jepeshin nga pronat shteterore (mylyqe), apo private, pronaret e te cilave ishin eliminuar, si armiq te sulltanit. Po ti, o Shabe, qe je shume i vogel per sulltan, por shume me i madh ne kompetenca, pronat e kujt po ndan ? Ti e di qe ato prona jane te "kundershtareve te pushtetit popullor" qe, familjarisht, ti dhe ata qe te komandojne i keni besuar pa lekundje se ishin te tille. Tani per merite te persekutimit te padrejte te tyre, ti dhe partia ku ti ben pjese, keni ne duar pushtetin e ti personalisht ke postin qe mban e ata "kundershtaret' e dikurshem, i quani miq. Menyra si, po veproni me ta dhe me te drejtat e tyre legjitime, te kujton ate shprehjen per miqte "me te tille miq si ju nuk ke c'i do hic armiqte!"
Per te ditur ti se si eshte situate e pronesise ne Shqiperi, e vertetuar edhe nga Banka Boterore, pot e them se shteti shqiptar ka ne pronesi, si prona te tij (mylyqe) 52% te tokes bujqesore dhe ate nga me pjelloret. Ka 92 % te pyjeve, kullotave, livadheve dhe tokave te pafrytshme. Ka miniera, lumenj, male etj. Mirepo keto nuk i mjaftuan babezise te politikaneve tane (ku ti ke edhe rol kryesor). Pasi vodhet dy here thesarin e shtetit, privatizuat e rrembyet nga rezervat shteterore c'mundet, bete sipas qejfit ndarjen e tokes etj., del vertet se babezia juaj nuk paska fund!
Ne zgjedhjet e vitit 2004, ti nuk ishe ne listen kandidateve per deputete e gjithkush mendoi se do te ishe prishur me shefin tend. Por u gabuan te gjithe. Shefi, duke ditur besnikerine tende paskesh menduar per ty, me shume se sa prisje ti. Koha e tregoi dhe ti u vendose ne kete post qe ke tani, per dy arsye: si besnik qe verberisht zbaton cdo urdher te padronit, e se dyti qe te pasurohesh, ti, familja e farefisi tend, duke mos lene ne nje ane miqte, farefisin e ata qe te vune atje
Por mos harro dicka, Shaban: "Dardha e ka bishtin prapa!" Ke bere shume zullum, or Shabe, e qe ato i ke bere me urdher e ne baze te ligjit, kete e dime. Por ti e di qe gjitha krimet historike, si ato te nazizmit dhe ato te komunizmit, keshtu jane bere, me urdher e brenda atyre palo-ligjeve. Ne logjiken e kesaj po te citoj Rezoluten e Keshillit te Evropes. "Per zhdukjen e mbeturinave te regjimeve komuniste" te vitit 1996, rezolute qe ketu nuk eshte vene ne zbatim sepse nuk ju a ka qejfi dhe sidomos interesi. Ajo rezolute, shprehimisht, thote: "Cdo person qe ka kryer nje krim, apo shkelur te drejtat e njeriut, megjithese mund te kete vepruar ne baze te ligjeve te vendit te tij, duhet te denohet se ka vepruar ne kundershtim me ligjet universale dhe konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut. Dhe denimi nuk duhet bere kolektiv, por individualisht".
Ti, si person, e di qe ligji i Legalizimeve eshte antikushtetues dhe ne kundershtim me konventat qe shteti ka nenshkruar. E di ti qe kur te vije koha te pergjigjesh ti individualisht per keto bema, miqte dhe shefat nuk do t'i kesh me, qe te te ndihmojne e prokuroria nuk do te kaloje edhe per ty afatet ligjore te investigimit.
Se dyti, meqe tani je i plotfuqishem, ke marre dhe prerogativat e pushtetit lokal, urbanistikes etj, duke marre shkas nga termeti qe ra ne Itali e me vone ne Durres, a e di ti or Shabe, se larg qofte, nese bie ketu, sa shtepi dhe njerez do te demtohen? Zoti mos e dhente, sepse jane ndertuar nallbance, pa projekte e llogaritje teknike, pa nje studim lokal sizmik. Po kush do pergjigjet, ne kete rast, sipas teje? Nuk besoj te mos e dish se pergjigjen do te ta kerkojne ty e per kete nuk besoj te japesh ate pergjigje, qe me dhane deputetet e Komisionit te Ligjeve, kur, nder te tjerat, une i bera po kete pyetje. E pergjigja qe mora ishte se duhet te pergjigjen ata qe kane ndertuar. Pra nje pergjigje e papergjegjshme. Mirepo deputetet dhe budallenjte nuk pergjigjen per ato qe thone dhe nuk jane te perjetshem.
Kurse ti... Ti do te mbetesh ne vemendje, si Monument i Kultures te Tranzicionit, por qe nuk te do te ruhet me nga shteti. E do te pergjigjesh edhe per to.
Nuk po zgjatem duke te permendur allishverishet e korrupsionin, qe po ben kerdine ne te gjitha hallkat e institucionit qe drejton duke perfshire dhe konflikte interesash.
Shi, dhe aferim o Shabon! Shi, sa te mundesh, por po sharron degen ku ke hipur. Ne do te presim, te te shohim fundin, fatin tend dhe te deges!
* Nenkryetar i shoqates "Pronesi me Drejtesi"