E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Qeveria të marrë masa për zbatimin e Kushtetutës

“PD kërkon nga Qeveria e Kosovës ndërmarrjen e masave urgjente për zbatimin e detyrimit kushtetues të nxjerrjes së ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si institucion themelor për fillimin e rregullimit të gjendjes së rëndë në sistemin prokurorial të Kosovës. Funksionalizimi i këtyre dy institucioneve kushtetuese do të mundësonte reformimin urgjent të gjyqësorit si dhe do të ruante pavarësinë e tij të garantuar me Kushtetutë”, tha në një konferencë për shtyp në Prishtinë kryetari i kësaj partie Ferid Agani.

Ai tha më tej, është e palejueshme që edhe pas kërkesave të përsëritura të PD-së, në Raportin e fundit të Misionit të Bashkësisë Evropiane në Kosovë për sundimin e rendit dhe ligjit EULEX të konstatohet kjo neglizhencë e pakuptueshme institucionale.”Për dështimin në përmbushjen e këtyre detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, Kuvendi i Kosovës duhet të përcaktojë përgjegjësi të qartë institucionale në një procedurë parlamentare duke e vënë situatën në fushën e drejtësisë si pikë të veçantë të debatit parlamentar”, tha më tej Agani.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›