Bogdanoviç: Lejen për Kosovë, vetëm nga UNMIK-u
Beograd - Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç është përpjekur sërish të injorojë autoritetet kosovare në Prishtinë. Një ditë pas publikimit të lajmeve se ai nuk është lejuar të kalojë përmes pikës kufitare midis dy vendeve për në territorin kosovar, Bogdanoviç ka deklaruar se “Ministria Serbe e Kosovës nuk ka asnjë kontakt me qeverinë e Prishtinës, aq më tepër t’i kërkojë leje për të shkuar në Kosovë”. Sipas tij, në raste të tilla, autoritetet serbe kërkojnë leje vetëm nga UNMIK dhe EULEX, si misione të vetme legjitime ndërkombëtare në Kosovë, e cila aktualisht është nën mbrojtjen e OKB-së sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244.
Ndërkohë, më parë zv. Kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se “Ne nuk i kemi dhënë pëlqimin dhe kemi kërkuar t’u drejtohet institucioneve me kërkesë dhe agjendë, përndryshe do të kthehet prapa, apo nëse insiston të hyjë pa leje dhe me persona të armatosur do të arrestohet”.
Nga ana tjetër, gjatë një prononcimi për media, zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Bogdanoviç.
Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka deklaruar se policia ka marrë urdhër nga Ministria e Punëve të Brendshme që t’i ndalohet hyrja në Kosovë Bogdanoviçit nëse vjen në cilësi të delegacionit me persona të armatosur. Sipas tij, Bogdanoviç ka mundur ta vizitojë Kosovën vetëm në cilësi të qytetarit.