Bogdanovic: Ndërkombëtarët të frenojnë Prishtinën
BEOGRAD- Duke e komentuar arrestimin e një ndihmësi të tij në Kosovë, ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta “frenojë Prishtinën”. Raportohet se sot policia e Kosovës i ka ndaluar për bisedë informative në Klinë, ndihmës ministrin Branisllav Ristiq dhe katër serbë të tjerë. Goran Bogdanovic u tha agjencive beogradase se arrestimi “nuk është incident i rastësishëm, por dëshmi e qartë se Prishtina është përcaktuar radikalizim”. Vetë Bogdanovic është ndaluar javë më parë në Kosovë dhe është shoqëruar nga policia deri në kufi.(m.a/rel/BalkanWeb)