Shkodër, e zë korenti, vdes saldatori
SHKODER- Ka gjetur vdekjen një 40 vjecar, saldator nga Shkodra pas rënies në kontakt me tensionin e lartë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15.00 të pasdites kur 40 vjecari Ilir Faslija nga Bushati i Shkodrës gjatë punës si saldator në punishten e tij të hekurit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Edhe pse është dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, 40 vjecari nuk ka mundur ti mbijetojë përplasjes nga korenti, duke humbur jetën në spital. Policia e Shkodrës njofton nëpërmjet komunikatës së saj për shtyp se në momentin e ngjarjes Faslija ka qenë i vetëm në punishten e tij.(m.a/News24/BalkanWeb)