Bogdanoviç: Referendumi dëmton, nxitësit përgjegjësi për pasojat

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se "nxitësit dhe mbështetësit referendumit në veri të Kosovës, duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat”.
"Është e pakuptueshme që përfaqësuesit e qeverive lokale në veri injorojnë kërkesat e qeverisë së tyre dhe besojnë se mund të arrijnë më shumë se shteti", ka thënë Bogdanovic për “Blic”.
Sipas tij, disa serbë të veriut “i kanë më të mëdha interesat partiake se sa interesat e qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike”.
"Arsyeja për zhvillimin e referendumit, të cilën e shtrojnë përfaqësuesit e qeverive lokale, vjen nga kuzhinat e partive”, shton ai.
"Kryetarët e qeverive lokale në veri kanë të drejtë për qëndrimin e tyre për referendum, por ky qëndrim është i dëmshëm kur është fjala për politikën e shtetit të Serbisë”.