E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja: Qeveria po përgatitet aktin e fundit të shitjes së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka përgenjështuar përpara gazetarëve lajmin se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në një drekë pune krerët e partive dhe subjekteve politike në Kosovë për t`i njoftuar për konkluzionet e dala nga takimi i fundit i Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.

“Edhe si shumë herë më parë, drejtues dhe përfaqësues të PDK-së gënjyen gazetarët duke ju thënë që edhe Lëvizja Vetëvendosje ishte e ftuar në këtë takim, por ne gjoja kishim refuzuar që të shkojmë. Duket qartë arsyeja se përse nuk na kanë ftuar. Në fakt, nga konkluzionet që vijnë nga ky takim më mirë edhe që nuk na kanë ftuar. Aty u kërkua nga partitë politike që të nënshkruhet një deklaratë që do të ishte një mesazh gjoja konsensual, se ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe se partitë mbështesin përmbushjen e obligimeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Ky konsensus, gjithsesi dashakeq në këto rrethana, kërkon pajtim paraprak kolektiv për atë që do të ndodh në vitin 2012 dhe atë pa e thënë publikisht se çfarë po ndodh”, theksuan aktivistët e Vetëvendosjes.
 

Sipas tyre, qeveria e Kosovës po përgatitet për aktin e fundit të shitjes së Kosovës, në nivelin politik dhe atë ekonomik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›