Shkurti i “acartë”, Meteoalb: Java e parë temperatura të ulëta
Rikthehet i ftohti në të gjithë territorin e vendit. Ditët e para të muajit shkurt priten që të shoqërohen me një ulje të ndjeshme të
temperaturave. Sipas meterologes, Lajda Porja gjatë kësaj fundjave do të ketë mot të kthjellët dhe me temperaturë të qëndrueshme, ndërsa pas ditës së martë parashikohet që të rikthehet një mot me temperatura të ulta, të shoqëruar dhe me reshje.
Megjithatë sipas meterologes Porja, pas datës 5 të muajit shkurt pritet një stabilizim i situatës dhe një përmirësim i kushteve meteorologjike.