Spitali Amerikan, laboratorë modernë për zbulimin e sëmundjeve
Spitali Amerikan vazhdon të mbetet në pararojë. Gjatë një periudhe disa vjecare të punës në të, Departameti laboratorik klinik-biokimik, mikrobiologjik dhe patologjik, ka kryer me sukses suportin laboratorik të pacientëve ambulatorë në parandalimin dhe diagnostikimin, e patologjive të ndryshme.
Objektivi i stafit, është suportimi i mjekësisë parandaluese dhe trajtuese me një diagnozë, të sigurtë. Cilësia e lartë e ekzamimimeve, stafi i kualifikuar dhe trajtimet e vazhdueshme shkencore mbështesin suksesin disa vjecar të laboratorit të Spitalit Amerikan.
Qysh në fillimet e tij laboratori u konceptua dhe ndërtua me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike, me aparatura totalisht automatike. Këto aparatura minimizojnë në maksimum gabimet e fazës analitike që sjellin metodat manual. Sot Spitali Amerikan numëron pesë laboratorë të tij në Shqipëri dhe së fundmi ai do të jetë edhe në Kosovë.