Protestë në Vlorëdigjen posterat eDukës dhe Bodes
VLORE- Rreth 800 tifozë vlonjatë kanë dalë dje para stadiumit të qytetit, në një protestë të rrallë kundër Federatës dhe ministrit të financave Ridvan Bode. Të irrituar pas ngjarjeve në Laç, ku u godit me sende të forta portieri Shpëtim Moçka dhe Flamurtari barazoi 1-1, tifozët kanë lëshuar thirrje kundër Dukës e Bodes, ndërsa kanë djegur edhe postera me pamjen e tyre. Protesta e djeshme ka qenë si një “shfryrje” për atë çfarë ka ndodhur gjatë këtij sezoni, teksa vlonjatët fajësojnë Skënderbeun dhe njerëzit e lidhur me këtë klub për humbjen e titullit. Tifozët e Flamurtarit kanë bërë të ditur se në të ditët e ardhshme mund të protestojnë edhe para dyerve të Federatës për të kërkuar drejtësi. Në ndeshjen e së hënës, portieri i vlonjat Shpëtim Moçka u godit me sende të forta në kokë në fillimin e pjesës së dytë, duke përfunduar në spital për 2 ditë. Ndeshja u ndërpre për 50 minuta dhe rifilloi sërish, ndonëse drejtuesit e Flamurtarit donin që ajo të luhej vetëm për publik. Por, FSHF nuk e ka pranuar këtë opsion, duke urdhëruar vlonjatët të luanin, pasi në të kundërt rrezikonin humbjen në tavolinë dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi. Ndërkohë, portieri Shpëtim Moçka ka dalë dje nga spitali, duke deklaruar për mediat atë çfarë ndodhi në Laç. “Unë isha me kurriz nga tifozeria kur hymë në fushë në pjesën e dytë dhe aty jam qëlluar me gurë, çakmak e kapsolla. Kaq mbaj mend, sepse më pas humba ndjenjat”, tregoi ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)