Bogdanoviç: Ta ruajmë Kosovën
Bogdanoviç ka thënë se kjo qasje mundëson ekzistimin e mëtejshëm të institucioneve, të popullit dhe kishës serbe.
Duke folur në solemnitetet kushtuar festës së Vidovdanit, në 621-vjetorin e Betejës së Kosovës, Bogdanoviç tha se Serbia do të jetë e suksesshme vetëm nëse mbron dhe kultivon stabilitetin dhe unitetin midis shtetit dhe popullit, sepse, sipas tij, kjo është parakusht për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë.
“Beteja që Serbia po bën aktualisht në Kosovë është ndryshe nga ajo që ka bërë princ Llazari dhe luftëtarët e tij. Sot detyra jonë nuk është aspak më e lehtë. Sot është koha për unitet, për durim dhe pajtim midis nesh”.
Aktivitetet për Vidovdanin do të vazhdojnë gjatë ditës me liturgjinë që do ta mbaj patriarku Irinej në Gazimestan.
Beteja e vitit 1389, që u zhvillua në Kosovë, ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë për ta ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman drejt Evropës Qendrore./Telegrafi/