LSDM: Gruevski përgjegjës për krizën e Maqedonisë
Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, në fjalën e tij deklaroi se me këtë protestë fillon beteja e gjatë për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni.
“Në nëntor LSDM do të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit, për të vendosur më pas qytetarët në zgjedhje se a janë për Maqedoninë fitimtare apo humbëse”, ka theksuar Cërvenkovski, duke hedhur poshtë edhe akuzat se vetëm kryeministri Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE po e mbrojnë emrin.
Cërvenkovski e ka quajtur pushtetin aktual në Maqedoni si një regjim që po merret me pastrimin e parave.
“Për këtë nuk ka para për punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, për ushtarët profesionistë, për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë, për fermerët. Për këtë vonohen rrogat dhe se fondi shëndetësor dhe pensional janë në kolaps”, ka theksuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
“Jo zotëri Gruevski, nuk bëhet fjalë për atdheun, por bëhet fjalë për para. Unë dua ta bëj të qartë, para këtij populli dhe në emër të këtij populli, të bëjë me dije se për këtë kriminalitet, për këtë grabitje, për këtë tradhti nën maskën e patriotizmit të rrejshëm, ju do të përgjigjeni”, ka theksuar Cërvenkovski.
Sipas deklarimit të organizatorëve, në protestën e organizuar mbrëmë në Shkup kanë marrë pjesë 40-45 mijë protestues.