E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksinLezhë-Shkodër5 të plagosur

LEZHë- Aksident automobilistik me një bilanc 5 të plagosur ka ndodhur pasditen e së hënës në superstraden Lezhë-Shkodër. Në orën 15:30 në afërsi të fshatit Dajc të Lezhës një automjet tip Volsvagen me targa TR 3993D që drejtohej nga shtetasi Prekë Gjoka ka tentuar të parakalojë një kamion në mënyrë të gabuar. Të dy këto automjete po lëviznin në drejtim të Lezhës. Si rezultat i parakalimit të gabuar dhe e lëvizjes me shpejtësi Volsvageni është përplasur me automjetin tip Benz Mercedes me targa SH 4623C që drejtohej nga shtetasi Arben Loku, që po lëvizte në drejtim të Shkodrës.

Nga përplasja e këtyre 2 automjeteve janë dëmtuar rëndë drejtuesi i Volsvagenit Prekë Gjoka 60 vjec si edhe Zojë Gjoka 54 vjece që po udhëtonte në këtë automjet. Gjithashtu kanë marrë dëmtime të lehta pa rrezik për jeten edhe drejtuesi i benzit dhe dy shtetas italianë pikërisht, Arben Loku 44 vjec, Giovani Altovilla 42 vjec si edhe Alesio Jantola 40 vjec të cilët janë derguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ciftiGgjoka në drejtim të spitalit Ushtarak të Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›