E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, tre të rinj në pranga, u kapën me drogë dhe armë

Në pranga ranë Ilir Refat Jakupllari, 24-vjeç, banues në Pogradec, Elton Beqir Abrashi, 19-vjeç, lindur e banues në Pogradec si dhe Roxhens Fatjon Nurçellari, 19-vjeç, lindur e banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek ura e Lizës gjatë një kontrolli rutinë të forcave të rendit në një mjet tip Benz, ku udhëtonin shtetasit e mësipërm është gjetur një armë zjarri si dhe një sasi lënde narkotike.

Policia tha se arma tip pistoletë me mbishkrimin EKOL Major si dhe një krehër me katër fishekë iu gjet në trup shtetasit Elton Abrashi.

Gjatë kontrollit të mjetit në pronësi të shtetasit Muharrem Isa, taksist, u gjetën edhe dy qese drogë e llojit Kanabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruar arma si dhe lënda narkotike me peshë 500 gram.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›