E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic “i shqetësuar” nga Vetëvendosja

PRISHTINE-Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës.

Bogdanovic, për mediat serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”.

“Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanovic.

Ai ka thënë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon ‘Vetëvendosje’ në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”,

Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës.

Vetvendosja ka parashikuar të protestojë dhe më 22 Janar sërish me moton ‘Serbia nuk kalon’.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›