E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic:Serbët në jug të Ibrit bojkotojnë regjistrimin

PRISHTINË- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanovic, tha se serbët në jug të lumit Ibër po bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, ndërsa në veri deklarimi as që ka filluar.

"Sipas informatave të Ministrisë, në jug të Ibrit ka bojkotim të regjistrimit që e organizojnë institucionet e përkohshme kosovare, ndërsa regjistrimi në veri të Kosovës ende nuk ka filluar", theksoi Bogdanovic.

Ndërkohë Bogdanovic tha se Serbia nuk ka "asgjë kundër regjistrimit në Kosovë" nëse ai do të organizohej nga Kombet e Bashkuara, e jo nga institucionet e Kosovës dhe shtoi se procesi do të duhej të zhvillohet gjithandej ku jetojnë serbët.

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Kosovë ka filluar në 1 prill dhe do të zgjatë deri në 15 prill.

(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›