Parandalohet kontrabanda e telefonave mobil
Njësiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit gjatë një kontrolli në një veturë në terminalin e Mitrovicës ka gjetur të fshehur dhe mandej edhe ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.
Rasti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 8:00 në Mitrovicë dhe telefonat që është tentuar të kontrabandohen janë gjetur në furgonin e tipit Volswagen me targa të Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tha se automjeti është dërguar në terminalin e Mitrovicë, ku është kontrolluar në mënyrë detale dhe pas kontrollit është konstatuar sasia dhe lloji i telefonave.
“Aty janë gjetur telefona mobil “Nokia” Type RM-618 model X2-00 10 copa, mandej disa tipa RM-640 model C3-01 10 copa dhe RM-638 model 6303ci 10 copa. Kurse janë gjetur edhe telefona mobil “Samsung” model: GT-S5230Ë 10 copa dhe model GT-S5230 10 copa tjera, si dhe janë gjetur adaptera, dëgjuese, kabllo të kompjuterit 150 copa”, ka thënë Stavileci.
Bëhet e ditur se rasti në fjalë i është referuar sektorit për kundërvajtje doganore dhe i gjithë malli është konfiskuar.