E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: S’na duhet AKR-ja, Jakupi për President

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 22:48

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë se e drejta kushtetuese ka fituar me rastin e largimit të Pacollit nga Presidenca.

Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka as humbës dhe as fitues, por ka përsëritur qëndrimin se vendit nuk i duhet aspak koalicioni i PDK-së me AKR-në.

Ai ka thënë në Klan Kosova se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës, dhe jo këtë të bëjë një individ i vetëm. Gjithsesi, për gjithçka që ndodhë ai e ka bërë përgjegjës kryeministrin Thaçi.

Ndërkohë, ai ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë Jakup Krasniqin president, sepse sipas tij, me 7 % të votave Behgjet Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e Ministrit të Jashtëm.

I pyetur për mundësinë e kandidimit të Adem Demaçit për president, ai ka thënë se ai është një personalitet që e unifikon popullin. Limaj gjithashtu ka pohuar se askujt nuk i konvenon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. /indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›