Kriza politike, liderëtkosovarë takojnëambasadorin e SHBA
PRISHTINË- Liderët PDK-së, LDK-së dhe AKR-së kanë nisur sot takimet me ambasadorin amerikan Christopher Dell në kërkim të gjetjes së zgjidhjeve për daljen nga situata aktuale politike e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli jokushtetuese zgjedhjen e Behxhet Pacollit president.
Lajmi bëhet i ditur nga KosovaOnline, e cila bën me dije se ambasadori Dell ka mbajtur një takim të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish presidentin Behxhet Pacolli ku është diskutuar për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje për presidentin. Gjithashtu Dell ka takuar sot edhe liderin e LDK-së Isa Mustafa po me të njëjtin qëllim.
Ndërkohë që bëhet e ditur se Pacolli ka kundërshtuar kandidaturën e mundshme të Agim Çekut si president konsensual dhe qëndrimin në koalicion, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të Ibrahim Makollit nga AKR deri në ndryshimin e nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës.
Mësohet se Isa Mustafa gjatë takimit me diplomatin amerikan ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për një president konsensual dhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, ndërsa ka përjashtuar mbështetjen e Pacollit.
Në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në vend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.
Takimet do të fillojnë ditën e mërkurë, kur Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare.
(e.m/kosovaonline/BalkanWeb)