Bogdanoviç: Barikadat e kanë përmbushur qëllimin
MITROVICË- Serbia ndryshon qëndrim lidhur barrikadat në veri të Kosovës. Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar sot se procesi i heqjes së barrikadave duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur pa asnjë justifikim dhe vonesë.
“Arsyet për ekzistencën e barrikadave nuk ekzistojnë më dhe barrikadat e kanë përmbushur dhe arritur qëllimin e tyre. Ato kanë parandaluar një vendosje të njëanshme të institucioneve të Prishtinës në veri dhe kontribuan në arritjen e marrëveshjeve”- ka thënë Bogdanoviç, cituar nga agjencia serbe B92.
Sipas tij lidershipi shtetëror tashmë ka dërgruar një mesazh të qartë për heqjen e barrikadave dhe kjo duhet bërë pa asnjë vonesë. Bogdanoviç theksoi se tashmë barrikadat janë kundër produktive.
(el.me/news24/BalkanWeb)