E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menduh Thaçi: Marreveshja e Ohrit e dështuar

SHKUP- Marreveshja e Ohrit nuk funksionon dhe si e tillë është e dështuar. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka shprehur sërish kritika për ligjin e fundit mbi përdorimin e flamurit dhe gjuhës shqipe.

Duke thënë se shqiptarët mund të arrinin më tepër. Duke folur për çështjen e emrit kushtetues mes Shkupit dhe Athinës, Thaçi tha se shqiptarëve u leverdis më shumë se Greqisë ndryshimi i emrit të Maqedonisë.

Thaçi tha se nuk ka asnjë konflikt personal me rivalin e tij politik, kreun e BDI-së Ali Ahmeti duke pranuar se duhen përmirësuar raportet me të dhë nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive shqiptare. Por, ai e vlerëson rolin e partisë shqiptare në qeveri të pafuqishëm që rrezikon të kthejë prapa opozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›