Tiranë, bie me çiften në dorë, vret motrën më të vogël
TIRANE - Tragjedi në një familje kryeqytetase. Vëllai 14 vjeç vret nga pakujdesia të motrën 12 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së shtunës në familjen Gozhazi në Babrru, zonë në periferi të Tiranës.
Sipas policisë, O.Gozhazi, me porosi të gjyshit të tij ishte ngjitur në katin e dytë të shtëpisë për të marrë armën e gjahut që mbanin me leje. Teksa zbriste shkallët minoreni është penguar dhe ka rënë. Për fat të keq arma ka shkrehur duke sjellë për pasojë vdekjen e vajzës vetëm 12 vjeçe, e cila ishte duke larë xhamat e shtëpisë.
Familjarët e terrorizuar kanë tentuar me çdo kusht ta mbajnë në jetë vajzën, por për fat të keq pa ia dalë mbanë. Gilberta ka ndërruar jetë pak minuta më pas. Zyrtarë të policisë thanë për "GSH" se ngjarja është krejtësisht aksidentale. Para hetuesve kanë dhënë dëshminë, 14-vjeçari O.Gozhazi, i ati i vajzës Dëfrim Gozhazi, si dhe pjesëtarët e tjerë, të cilët kanë rrëfyer për minutat e tmerrit.
Forca të shumta të policisë së komisariatit Nr.5 kanë mbërritur me të shpejtë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet për zbardhjen e saj. Zyrtarë të policisë, thanë së nga hetimet paraprake bëhet fjalë për një ngjarje tërësisht aksidentale.
Sipas policisë, familja Gozhazi, dispozonte leje për mbajtjen e armës së gjahut, ndërkaq nga të gjitha dëshmitë e marra, si dhe mënyra sesi ka ndodhur skema e krimit, për hetuesit duket qartë se bëhet fjalë për një aksident dhe jo një ngjarje të paramenduar, siç ndodh rëndom në familjet shqiptare, kur vrasjet e vajzave apo grave janë shndërruar në një fenomen shqetësues.
Hetuesit kanë marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës, mes tyre dhe të babait, i cili ka qëndruar për disa orë në komisariat. Nga hetimet e para rezulton se i dyshuari për vrasjen nga pakujdesia është O.Gozhazi, 14 vjeç.
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)