E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola shpërblen Mesin, 3 ditë më shumë pushim

BARCELONE - Trajneri i Barcelonës i ka dhënë tre ditë më shumë pushim Lionel Mesit, në krahasim me pjesën tjetër të ekipit. Vendimi ka ardhur si shpërblim për argjentinasin, për ndihmën që ai i ka dhënë klubit katalanas në fitimin e trofeve të shumtë.

Diferenca ndjehet edhe me Dani Alvesh, që ndodhet gjithashtu në Brazil. Barcelona do të rinisë grumbullimin më 29 dhjetor, ndërkohë që Mesi do t'i bashkohet skuadrës më 2 janar 2012.

Impenjimi i parë i Barçës, do të jetë në Kupë ndaj Osasunës, më 4 janar.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›