Nano shtrëngon duart me Berishën, Rama feston me Blushin
TIRANE - Drejtuesit e shtetit shqiptar uruan dje, festën e Krishtlindjeve nga selitë e kishës ortodokse e asaj katolike, në Tiranë, ndërkohë që kreu i opozitës kishte zgjedhur Korçën për të festuar lindjen e Krishtit.
Janë takuar dje, rastësisht, në kishën katolike kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nano. E në të njëjtin moment, aty ka rastisur të jetë edhe ish-Presidenti Rexhep Meidani. Politikanët e vjetër kanë shkëmbyer urimet e rastit me njëri-tjetrin, për më shumë mbarësi e gëzime.
Ndërkohë kryetari socialist, Edi Rama ka festuar dje, në qytetin e Korçës, Krishtlindjet. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe dy fëmijët e tyre, Rean e Gregorin, Edi Rama është parë në Korçë edhe në praninë e deputetit socialist dhe një prej kritikëve të tij më herët, Ben Blushi.
Rama ka mbërritur në Korçë, pasditen e së shtunës. Në një nga lokalet më të reja të qytetit të Korçës familja Rama, e shoqëruar edhe nga kreu i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi, por edhe përfaqësues të degës lokale të partisë socialiste në këtë qytet kanë festuar së bashku mbrëmjen e Krishtlindjes. Mësohet se i pranishëm në mbrëmjen e Krishtlindjeve ka qenë edhe deputeti socialist i qarkut të Korçës Ben Blushi me familjen e tij.
Ndërkohë që Rama ka preferuar të jetë në Korçë, ceremonitë e rastit në Tiranë janë ndjekur nga deputetët e tjerë të PS-së. Deputeti Blendi Klosi, së bashku me deputetet Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi kanë qenë për vizitë në kishën ortodokse, ku takuan dhe uruan Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)