E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç: Në veri grupe shqiptarësh të armatosur

MITROVICE - Sipas agjensisë Ansa, ministri serb për Kosovën, Bogdanoviç ka deklaruar dje se në veri të Mitrovicës gjenden grupe të armatosura shqiptarësh.

Bogdanoviç ka thënë se në veri të Mitrovicës ka grupe ekstremiste shqiptare dhe se këto i faktonte nëpërmjet shumë video që gjenden në internet e ku duken shqiptarë të armatosur. “Në veri të Mitrovicës ekstremistë shqiptarë të armatosur po venë në rrezik sigurinë”, ka thënë Bogdanoviç.

Ministri serb gjithashtu ka akuzuar autoritetet kosovare për aventurizëm, dhe ka kërkuar njëkohësisht që autoritetet ndërkombëtare të hetojnë çështjen.

Bogdanoviç ka deklaruar gjithashtu se ka ardhur momenti që ndërkombëtarët të eliminojnë ekstremizmin shqiptar, dhe se ky është momenti më i mirë për ta bërë.

Deklarata e Bogdanoviç është transmetuar në televizionin Most i Zveçanit në Mitrovicë. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›