Gjirokastër, sekuestrohen rreth 120 kg lëndë narkotike
GJIROKASTER - Rreth 120 kg marijuanë është sasia më e fundit e drogës, e sekuestruar nga policia kufitare në Gjirokastër, në mesnatë.
Lënda narkotike është sekuestruar në një operacion pranë fshatit Fllomo, në komunën Pogon, e paketuar në 5 çanta të mëdha, me destinacion Greqinë.
Personat që transportonin drogën, kanë përfituar nga errësira dhe moti i keq duke i shpëtuar forcave të rendit, ndërkohë që operacioni për kapjen e tyre vijon edhe në këto momente.
(er.nu/news24/BalkanWeb)