E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviq provon t’i bind për anulim të referendumit

I ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, të enjten do të takohet në Beograd me të ashtuquajturit kryetar të komunave serbe në veri të Kosovës, me të cilët do të bisedoj për referendumin e paralajmëruar dhe tema të tjera.

Kryetarët e komunave Leposaviq dhe Mitrovicës, Branko Niniq dhe Krstimir Pantiq, kanë pohuar se do të marrin pjesë në takim, ndërsa ftesa për takim u është bërë edhe kryetarëve të komunave Zveçan dhe Zubin Potok.

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryeshefi i rrethit të Mitrovicës së veriut, Radenko Nedelkoviq. Mediat serbe raportojnë se gjatë këtij takimi, Bogdanoviq do të provojë t’i bind këta kryetarë komunash që të heqin dorë nga referendumi, i paralajmëruar për datën 14 dhe 15 shkurt, në të cilin qytetarët serbë do të duhej të deklaroheshin nëse pranojnë institucionet e Kosovës.

Kryetarët e komunave të cilët kanë marrë vendim për referendumin, kanë thënë se nga ai do të mund të heqin dorë vetëm nëse Gjykata kushtetuese e Serbisë vlerëson se një deklarim i tillë i qytetarëve është antikushtetues.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›