Stefanovic: E kam ftuar Cooperin në Beograd

Ndërmjetësuesi i BE-së në këtë dialog, Robert Cooper pritet të udhëtojë për në Serbi, ka thënë shefi i delegacionit serb, Borko Stefanovic.
Të dyja palët, sipas Stefanovicit, nuk janë afër zgjidhjes përfundimtare për përfaqësimin rajonal, i cili është një nga kushtet që Serbia në mars të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por që për këtë po punohet në mënyrë konstante.
“Punojmë në këtë. E kam ftuar Cooperin që të vijë në Beograd, ndërsa ditëve në vazhdim ne presin bisedime me ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker. Këto momente është e qartë se bisedimet janë mjaftë dinamike, pa marrë parasysh që formalisht nuk takohemi në Bruksel”, ka thënë për mediat serbe, Borko Stefanovic, i cili vazhdimin e bisedimeve e pret të ndodh në fund të janarit apo fillim të shkurtit.