E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës është fakt politik

Ministrja e punëve të jashtme edhe atyre evropiane të Kroacisë, Vesna Pusiq ka deklaruar se Serbia nuk duhet të ndalet për shkak të Kosovës.

Në një intervistë për numrin e nesërm të “Novi Magazin” (Magazina e re), ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës është fakt të cilin e kanë pranuar 22 nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kjo nuk është lehtë as thjeshtë por mendoj që disa gjëra të cilat janë fakte politike, si të tilla duhet pranuar. Për sa i për ketë Serbisë do të dëshiroja që të gjente ndonjë mënyrë, e cila më këtë, do të mund të jetojë edhe në planin e brendshëm edhe atë të jashtëm”, ka thënë ministresha kroate.

Sipas saj, gjenerata dhe njerëzit të cilët tani udhëheqin me Serbinë nuk janë përgjegjës për politikën me të cilën ka udhëhequr Millosheviqi ndaj Kosovës.

“Por është treguar që nuk mund të fitosh nga politika e keqe e cila është udhëhequr dhe gati se përgjithnjë është rregull që dikush tjetër bartë pasojat e politikës së paraardhësve”, ka thënë Pusiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›