Për dhunën, VV t’i adresohet drejtësisë
_651021.jpg)
Këto komente kryeparlmentari Krasniqi i ka bërë të enjten pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laszlo Kover, cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të Krasniqit.
Për të pritur kryeparlamentarin e Hungarisë para Kuvendit të Kosovës ishte rreshtuar Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krasniqi duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se zgjidhja e këtij problemi duhet të kthehet në institucione, ndërsa implementimi i mocionit të Kuvendit të Kosovës për kthimin e masave të reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, nuk i takon asnjë partie politike.
“Zgjedhja e këtij problemi është që gjithçka të kthehet në institucione, të vendoset një komunikim mes subjekteve parlamentare dhe jo parlamentare. Po e përsëris edhe njëherë, rezoluta që është miratuar në Kuvendin e Kosovës e obligon Qeverinë për të realizuar dhe se implementimi i rezolutës nuk i përket asnjë partie politike, as parlamentare, as jo parlamentare”, ka thënë Krasniqi.
Për më tepër ai ka shtuar se asnjë parti politike në Kosovë nuk e ka të drejtën me marr ingirenca shtetërore. Ai i ka kërkuar Vetëvendosjes që çështjen të adresohen në Kuvend dhe të debatohet se sa po realizohet rezoluta që është miratuar.
Ndërkohë në lidhje me vlerësimet e Vetëvendosjes së policia ka përdorë dhuën të tepruar në protestën e 14 janarit, Krasniqi thotë që për këtë gjë Vetëvendosja duhet t’i adresohet sistemit të drejtësisë.
“Nëse Vetëvendosja pretendon se ka pas dhunë të tepër dhe nuk e ka merituar të shfrytëzon të drejtën e tyre për të grumbulluar materialin, për të ja adresuar sistemit të drejtësisë dhe këto çështje duhet të zgjidhen në kuadër të sistemit që kemi ndërtuar. Çdo tentim për të zgjedhur problemet jashtë sistemit që kemi krijuar janë probleme që nuk i duhen askujt”, ka deklaruar ai
Nga ana tjetër kreyparlamentari hungarez, Laszlo Kover ka qenë i njoftuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, por nuk ka dashur të komentojë për çështje të brendshme të Kosovës.
“Sigurisht që jam i informuar për këtë dhe nuk ka ndodhi në botë që nuk je i informuar. Megjithatë si kryetar i Kuvendit, nuk jam në pozitën e duhur që të komentojë veprimet e një partie politike në Kosovë. Problemet që gjenden pas protestës, sigurisht që duhet të zgjidhen nga politikanët e Kosovës dhe kjo bien në domenin e çështjeve të brendshme që duhet të merret Kosova”, ka theksuar Kover.
Për më tepër ai ka shtuar se pavarësisht rrethanave, gjithherë duhet të përdoren metodat paqësore dhe demokratike. Gjithashtu i pyetur për arrestimin dhe rrahjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ai nuk ka dashur të paragjykojë asgjë. Por ai ka shtuar se rezoluta e miratuar në Kuvend të Kosovës është e obligueshme nga Qeveria.
Të dy kryetarët janë pajtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kuvendeve duhet të barten edhe tek institucionet e tjera.
Gjithashtu gjatë takimit është nënshkruar një marrëveshje për projektin e binjakëzimit të dy kuvendeve, i cili do të menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. /Kosovapress/