Bogdanoviq sot në Kosovë, Qeveria s'ka gjë kundër

Prishtinë, 7 gusht – Ministri për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, do të qëndrojë sot në Kosovë. Lejen për qëndrimin e tij në Kosovë e ka marrë nga Qeveria e Kosovës.
Këshilltarja për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Dafina Myrtaj, i ka thënë gazetës se Bogdanoviq do të qëndrojë në Kosovë me lejen e institucioneve. “Lejen që të hyjë në Kosovë ai e ka marrë nga institucionet e Kosovës, respektivisht nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi”, ka thënë Myrtaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se PK-ja do t’i ofrojë përcjellje Bodanoviqit gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
"Për sa i përket çështjes së lejes, ai e ka marrë atë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Beka. “Kurse PK-ja do t’i ofrojë përcjellje”.
Gazeta Koha Ditore ka provuar, por nuk ia ka dalë që të kontaktonte edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Në bazë të njoftimit të Ministrisë që udhëheq Bogdanoviq, ai do të vizitojë të kthyerit serbë në fshatrat Osojan, Dragolevc dhe Zhaq.
“Qëllimi i vizitës së Bogadonoviqit është qëndrimi në lokacionet e serbëve të kthyer në Kosovë në vendbanimet e tyre shekullore, mbikëqyrja e kushteve në të cilat jetojnë ata dhe gjetja e një mënyre për sigurimin e mbijetesës dhe zhvillimin e këtyre hapësirave”, është shkruar në njoftim.