Pas GJND-së, vala e parë e njohjeve nga shtete të Karaibeve

Prishtinë, 8 gusht - Pavarësia e Kosovës pritet të njihet nga një numër i konsiderueshëm shtetesh, tri javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, raporton sot gazeta Express.
Burime të kësaj gazete kanë bërë të ditur se disa nga shtetet e Komunitetit të Karaibeve (CARICOM), që përbëhet nga 15 shtete anëtare, do të njohin Kosovën gjatë javës që vjen.
“Priten rreth 10 njohje. Nga shtete të Karaibeve por edhe nga Azia”, ka thënë një burim për gazetën.
Njohje të rëndësishme për vendin gjatë javës së ardhshme pritet të vijnë edhe nga Pakistani, e po ashtu ky burim nuk ka përjashtuar mundësinë që në ditët në vijim njohjen ta bëjë edhe Indonezia.
Një zyrtar i lartë i Pakistanit tashmë ka bërë publike se vendi i tij do të marrë një vendim ndoshta gjatë javës që vjen.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se pas opinionit të GJND’së, Kosova do të njihet nga 35 shtete.
Serbia ndërkohë ka dërguar 55 emisarë në vende të ndryshme të botës për të lobuar kundër njohjes.
Që prej shpalljes së opinionit të GJND’së, Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet.