Bogu: Në Palermo na pret një ndeshje e vështirë
Sulmuesi shqiptar i Çezenas, Erjon Bogdani, ishte personazhi i ditës në klubit italian. Në ndeshjen e fundit, Çezena barazoi me Fiorentinën (2-2), në të cilën Bogdani humbi një rast për të shënuar. “Nuk mund të bëja më shumë në atë rast, bëra gjithçka për të arritur topin”. Takimi i radhës i berdhezinjve është ai kundër Palermos. “Tani na duhet të mendojmë vetëm për Palermon. Për ne do të jetë një ndeshje vështirë. Ata kanë humbur derbin dhe kanë ndryshuar trajnerin, sigurisht të dielën do të dëshmojnë vlerat e tyre”, - theksoi sulmuesi 33-vjeçar. “Mungojnë edhe shtatë ndeshje, kemi nevojë të pësojmë sa më pak gola dhe ne sulmuesit duhet të bëjmë ndeshjen tonë”, - tha Bogdani, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola me fanellën e Çezenës, dy prej tyre të realizuar kundër Milanit dhe Interit. Çezena ndodhet në vendin e tretë nga fundi, me 30 pikë pas 31 ndeshjesh.