E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpypi gjerman befasohet: Shalke mrekulli, Interi arrogant

SHKRUAN: Jeton Selimi 07-04-2011 13:29

Entuziasëm dhe admirim, por edhe befasi në reagimet e shtypit gjerman pas rezultatit të bujshëm të Shalkes së San Siro. Termi “sensacion” është ai që përdoret më shumë nëpër komente. Por janë shpenzuar dhe komplimentet e tjera. Si për shembull me “Bild” që e hap faqen e parë me titullin: “5-2 në shtëpinë e Interit! Shalke bën mrekullinë europiane!” dhe në faqet e brendshme paraqet një numër të madh mbriemrash: “Gjeniale! E mrekullueshme! Gjiganteske! Europa e mrekulluar përpara euro-gjigantëve të Shalkes”. Ndjenja të tilla shfaq edhe e përditshmja e Mynihut “Suddeutche Zeitung”, që shfaq një titull vërtet unik: “Mendo, Interi!” që shton këtë fjali: “Nuk ishte një ekip dosido që u mund dhe u poshtërua nga Shalke. Ishte Interi, kampionia në fuqi e Champions Leagfue, kampione e Italisë, fituese e Kupës së Italisë, fituese e Botërorit të Klubeve, fitues i të gjithë titujve të mundshëm”. Ndërsa, “Idetë gjeniale të Ranjik kanë prodhuar sensacionin” titullohet “Die Welt” që i referohet meritave taktike të trajnerit të ri të skuadrës gjermane, ndeshja e dytë dhe fitorja e dytë në stolin e Shalkes pas shkarkimit të Magath. “Gjeniale – shpjegon e përditshmja berlineze – të spostosh në një pozicion difensiv në mesfushë spanjollin Hurado, që Magath e akuzonte, jo pa të drejtë, se e mbante topin shumë. Dhe ia vlejti të hidhje në fushë si sulmues të shtuar brazilianin Edu”. Natyrisht që për Die Welt, në bazë të një mrekullie të tillë, qëndron edhe “arroganca e italianëve”. Për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “në përfundim të një mbrëmjeje që tejkaloi edhe ëndrrat më të çmendura, Shalke është pranë hyrjes në gjysmëfinale, që nuk mund t’i hiqet kollaj nga duart”. Në përfundim vjen dhe titulli i “Abendzeitung”, tabloid i Mynihut: “Shalke poshtëron ata që kanë mposhtur Bajernin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›