Boja qe fshihet Subashi Te merren menjehere masa
Problemet e hasura ne disa qendra votimi ne vend jane bere objekt diskutimi gjate mbledhjes se KQZ. Nenkryetarja e KQZ dhe njekohesisht perfaqesuese e opozites ne kete komision Deshira Subashi ngriti shqetesimin qe lidhet me problemet e hasura me bojen identifikuese e cila rezulton se mund te fshihet pas votimit cka krijon mundesine qe nje votues te votoje me shume se nje here.
Subashi kerkoi nga KQZ qe shqetesimet e ngritura te verifikohen prej saj dhe te merren masat e duhura ne menyre qe procesi te jete i rregullt dhe i pranueshem. Duhet te marrin vemendjen e duhur te gjitha bashkite dhe komunat ne vend ne menyre qe neser te mos perballemi me mospranimin e rezultatit tha Subashi gjate mbledhjes se KQZ.