E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojan Kërkiç, kushëri i largët me Leo Mesin

TIRANE-Bojan Kërkiç dhe Lionel Mesi janë kushërinj të njëri-tjetrit. Zbulimi ka ardhur nga revista spanjolle “Segre”, e cila ka studiuar pemën gjenealogjike të dy futbollistëve, që deri një vit më parë luanin bashkë te Barcelona. Ajo ka zbuluar se katragjyshi i Mesit dhe ai i Kërkiç, ishin vëllezër. Në këtë mënyrë, dy futbollistët janë kushërinj të katërt të njëri-tjetrit. Lajmi ka bërë xhiron e botës ditën e djeshme, duke qenë se as vetë lojtarët nuk ishin shprehur ndonjëherë për këtë lidhje.

(d.b/a/latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›