Penallti e paqenë, polemika për kualifikimin e Francës
TIRANE-Franca ka mundur të sigurojë kualifikin për në Europianin 2012, por edhe këtë herë polemika të mëdha kanë vërshuar mbi kombëtaren e këtij vendi. Shkak për këtë është bërë penalltia e fituar nga Samir Nasri në minutën e 78-të, që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave europiane. Mesfushori i Mançester Sitit u rrëzua nga kapiteni i Bosnjes Emir Spahiç, me arbitrin Kreg Tomson që ishte vetëm një metër larg. Gjyqtari skocez nuk hezitoi aspak dhe akordoi penallti, por në fakt, pamjet filmike treguan se faulli i mbrojtësit boshnjak kishte nisur jashtë zone, ndërsa lojtari francez u rrëzua brenda saj. Nasri më pas arriti të realizonte, duke barazuar 1-1 rezultatin dhe duke i dhënë Francës së Loran Blank biletën për në Europian, por dita e sotme ka sjellë sërish polemika mbi mënyrën sesi u sigurua kualifikimi. Episodi nuk ka kaluar pa u vënë re në mediat europiane, që kanë nënvizuar bujarinë e Tomson në dhënien e një penalltie decizive dhe që vendosi fatet e kualifikimit. Të gjitha gazetat kanë kujtuar rastin e Tieri Henri në ndeshjen Francë-Irlandë të nëntorit 2009, në plejof. Sulmuesi francez e ndaloi topin me dorë dhe dha një asist për Uilliam Gallas, i cili realizoi golin e barazimit dhe që çoi Francën në Botëror. Gjyqtari suedez Hanson e quajti gol të rregullt, duke u kthyer në një armik popullor në Irlandë. Ai moment u kthye në një çështje kombëtare në vendin britanik, madje dhe kryeministri irlandez u shpreh se do të kërkonte nga FIFA që ndeshja të riluhej.
Ndeshja
Francës i mjaftonte një barazim ndaj Bosnje-Hercegovinës të drejtuar nga Safet Sushiç, për të qenë direkt në Europian. Por, “Gjelat” kanë parë në fushë një Bosnje të frikshme, e aftë të vendosë me “shpatulla pas murit” një kombëtare të mbushur me yje. Edin Xheko kaloi ballkanasit në avantazh në minutën e 40-të, me një goditje potente nga kufijtë e zonës. Ndërkohë, Nasri barazoi 12 minuta para fundit me një penallti të dyshimtë. Pas ndeshjes, Safet Sushiç nuk pranoi të lëshonte akuza për penalltinë, duke u shprehur se ishte i lumtur me faktin që skuadra e tij do të luante në plejof.
Nasri
Samir Nasri ka qenë për të gjithë një hero ditën e sotme. Nëse një muaj më parë mediat e kritikonin për një paraqitje mediokre ndaj Shqipërisë, këtë hetë ato kanë qenë të gjitha pro tij. Vetë futbollisti i Mançester Sitit, e ka quajtur këtë si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij në kombëtare. “U riktheva në ekip me një tjetër mendje, - deklaroi Nasri. – Ky ishte goli më i rëndësishëm i karrierës sime. Do të preferoja që të shënoja më pak, në rast se do të ishin gola kaq të rëndësishëm sa ky. Te penalltia kisha shumë presion, por mora topin dhe nuk pyeta. Më duhet të merrja përsipër përgjegjësitë”, shtoi talenti francez.