E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina, humbja e parë, ndëshkim nga Venezuela

TIRANE-Argjentina ka bërë hapin e parë fals nën drejtimin e Alehandro Sabelës, duke u mundur 1-0 nga Venezuela në një ndeshje të vlefshme për Botërorin 2014. Goli deciziv i takimit u shënua nga mbrojtësi i Atletik Bilbaos Fernando Amorebieta, ndërkohë që vendasit mund të kishin shënuar më shumë nëse portieri Anduhar nuk do të ishte në një ditë të mirë. Argjentinasit kanë qenë superiorë në pjesën e parë, por në të dytën janë “zhdukur” nga fusha. Mesi e Higuain janë bllokuar mjaft mirë në këtë takim, ndërsa Venezuela ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Në takimet e tjera, Kili mposhti 4-2 Perunë, ndërsa supersfida Paraguaj-Uruguaj përfundoi 1-1. Në La Paz, Kolumbia mundi 2-1 Bolivinë, falë një goli të Falkaos në minutat shtesë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›