Bojaxhi: Plani rregullues i Tiranës i dështuar
Përfaqësuesi i PD në Këshillin Bashkiak Gjergj Bojaxhi ka deklaruar sot se plani rregullues i Tiranës është i pamundur të realizohet pasi zonat e gjelbra tashmë janë betonuar.
TIRANË - Një ditë pas paraqitjes së planit rregullues të Tiranës, përfaqësuesi i PD në Këshillin Bashkiak Gjergj Bojaxhi ngre shqetësimin e pamundësisë së realizimit të këtij plani. Kjo pasi sipas tij në zonat e gjelbëra vazhdon betonimi. Duke zgjedhur si shembull një pallat në ndërtim e sipër pranë liqenit artificial, Bojaxhi i kërkon Bashkisë të mos i lejojë vetes të krahasohet me vendet që kanë minimumin e mesatres së Europës zonë të gjelbëruar por me ato që kapin nivelin mesatar. “Është për të ardhur keq që ekzekutivit të Bashkisë së Tiranës i është dashur 8 vjet për të miratuar një plan rregullues dhe që shumë prej këtyre hapësirave që do të rregulloheshin nga ky plan tashmë janë betonuar dhe janë zënë me pallate”, tha Bojaxhi.
(a.s/News24/Balkanweb)