E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, operacioni “Falsifikatori” arreston 2 veta

Një operacioni i koduar “Falsifikatori” ka vendosur në prangat e policisë 2 persona të cilët akuzohen për falsifikim të parave. Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan 80 mijë euro false. 

LEZHË - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në sajë të operacionit “Falsifikatori” të zhvilluar në Lezhë. Gjithashtu në operacion u sekuestruan edhe 80 mijë euro false dhe makina tip Benz. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale të cilët thanë se të arrestuarit janë Andrea Marku 56-vjeç dhe Luigj Malaj 61-vjeç. Në momentin e arrestimit Markut i’u janë sekuestruar rreth 50 mijë euro false, ndërsa 61-vjeçarit 30 mijë euro false dhe automjeti tip Benz. Sipas të dhënave të policisë Andrea Marku është pronari i një pike këmbimi në Lezhë. Aktualisht janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur të gjithë rrjetin e falsifikimit të parave.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›