E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojaxhi në Vaun e Dejës, teprica e prodhimit të energjisë eksportohet

Nga një importuese e rregullt, Korporata Elektroenergjetike tashmë është e gatshme që të eksportojë energji, në çdo kohë dhe në sasi të konsiderueshme. Sipas drejtorit të KESH-it Gjergj Bojaxhi, i gjendur për një vizitë në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, një gatishmëri e tillë është arritur nëpërmjet rehabilitimit të pajisjeve, të cilat lejojnë shitjen e energjisë në çdo moment që ekziston kërkesa nga jashtë vendit

Drejtuesit e Korporatës besojnë se situata e mirë hidrike dhe efiçenca në prodhim, do të krijojnë mundësinë që teprica e prodhimit të shitët jashtë vendit.

Periudha 2007-2008 u karakterizua si një vit i vështirë në sigurimin dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike. Rritja e performancës së KESH-it erdhi pas aksioneve të njëpasnjëshme të drejtuara nga kreu i saj Gjergj Bojaxhi dhe treguesve në rritje të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që tashmë ndodhet në procesin e privatizimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›