E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojinov, i lumtur në Parma

Sulmuesi i huazuar i Parmës, Valeri Bojinov ka konfirmuar se është i lumtur dhe dëshiron të mbetet në klubin italian.

Reprezentuesi bullgar është duke kaluar sezonin e huazimit nga Manchester City, ku nuk kishte vend në formacionin bazë të ekipit. Mirëpo, ai synon të arrijë marrëveshje afatgjate në Parma duke shpresuar që City të mos kërkojë shifër të lartë për shërbimet e tij.

“Jam i lumtur në Parma dhe dua të mbetem këtu. Shpresoj që City të mos kërkojë shifër të çmendur për mua”, tha Bojinov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›