E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riera, drejt Rusisë

Liverpool planifikon të lejojë Albert Rieran të largohet nga klubi gjatë muajit të ardhshëm, pas kritikave ndaj menaxherit Rafael Benitez.

Riera u transferua në Anfield Road nga Espanyol në gusht 2008, por theksoi se klubi ishte anije që po fundoset dhe se Benitez nuk komunikon me futbollistët. Gruaja e 27 vjeçarit është ruse dhe Liverpool konsideron huazimin e tij te një klub rus para mbylljes së afatit kalimtar të tyre në fillim të prillit. “Jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›