Bojkot çdo nisme ligjore, pa u diskutuar kutitë
05/03/2010 Vendimi i grupit të PS-së
Deputetët e Partisë Socialiste do të bojkotojnë çdo nismë legjislative në seancën e djeshme të Kuvendit, nëse Parlamenti nuk vendos në rendin e ditës shqyrtimin e propozimeve për amendimin e ligjit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së paraditen e djeshme. Sipas vendimit, deputetët e PS-së do të jenë në Kuvend vetëm në kohën e propozimit dhe futjes në rendin e ditës së amendimeve që ka paraqitur opozita dhe kërkesës për komision hetimor. I njëjti vendim parashikon qëndrimin bojkotues të deputetëve socialistë ndaj çdo pike tjetër të rendit të ditës së Kuvendit, si dhe ndaj projektligjeve që janë futur në rendin e ditës të seancës së sotme, përfshi edhe ligjin për Gjykatën Administrative. Dje ishte hera e dytë që deputetët e PS-së morën pjesë në një seancë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.