Qytetarët do të udhëtojnë me bileta elektronike
05/03/2010 Publikohet plani i ri i masave që do të merren për linjat e transportit publik në kryeqytet
I konsideruar për vite të tera si një ndër shërbimet më problematike në kryeqytet, transporti publik do të reformohet tërësisht, sipas masave të përcaktuara në masterplanin e ri 5-vjeçar. Në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, me Shoqatën e Transportit Qytetas dhe operatorët e shërbimit, kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar planin e ri të masave për Transportin Urban (2010-2015). Nëpërmjet këtij plani do të zgjidhen një sërë problemesh, si: problemet me oraret, vonesat për shkak të trafikut, kushtet e komoditetit dhe të sigurisë së qytetarit, si dhe rritja e aksesit për përdorues të caktuar të transportit, ku përfshihen pasagjerët me akses të kufizuar, si nënat me fëmijë, personat me aftësi të kufizuar etj. Masterplani parashikon në detaje edhe veprime për sigurinë e pasagjerëve në transportin urban, si dhe menaxhimin e vonesave në trafik. Sipas studimit të bërë, te qytetarët rezulton se në kryeqytet 36 për qind e banorëve përdorin transportin publik, 28 për qind janë këmbësorë dhe 21 për qind lëvizin me makina private.
Masat
Ndërhyrja e parë në shmangien e trafikut dhe vonesave për qytetarët që do të lëvizin me këto linja urbane do të jetë krijimi i korsive të dedikuara lëvizjeve me mjete private. Duke filluar nga ky muaj do të krijohen 23 korsi të veçanta në rrugët më kryesore të kryeqytetit, që do të jenë në përdorim vetëm nga linjat urbane. Plani gjithashtu parashikon ngritjen e një qendre elektronike, që do të pajiset me mjetet e duhura dixhitale për kontrollimin në kohë të të gjitha mjeteve të qarkullimit, veçanërisht në kontrollin e pikave problematike të trafikut. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, Rama ka pohuar se do të shtohet aksesi ndaj këtij shërbimi, veçanërisht në qendër të kryeqytetit, duke dekurajuar lëvizjet me mjetin privat brenda qytetit. Ndërkohë që do të inkurajohet transporti publik, por me një ofertë më cilësore.
Kushtet
Krijimi i kushteve të përtashme do të jetë një tjetër projekt i këtij plani. Përveç ndërrimit të mjeteve të amortizuara dhe problematike që përdoren aktualisht, do të realizohet edhe kontrollimi i lëvizjeve të qytetarëve. Për këtë do të zbatohet përdorimi i biletës elektronike, që do të kushtëzojë hyrjen në linjat urbane vetëm të numrit të lejuar të personave, duke siguruar komoditetin e lëvizjes. Sipas Ramës, tashmë disponohet projekt-ideja, e cila do të diskutohet së shpejti me financuesit e mundshëm, për të vendosur sistemin elektronik të kontrollit të biletës në autobus. “Autobusët tuaj në përgjithësi e kanë sistemin si infrastrukturë të instaluar, por është një sistem që nuk funksionon këtu. Vendosja e sistemit të biletës me kontrollin elektronik do t’u lehtësojë shumë juve vetë, do të na ngarkojë ne me më shumë përgjegjësi për kontrollin, në mënyrë që të ndihmohet edhe puna juaj dhe që autobusët të mos kenë një numër jashtë standardit të shkelësve të këtij rregulli”, ka deklaruar Rama.