E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bojkoti e la PS-në larg luftës politike, kjo parti ka humbur identitetin”

12-06-2011 / Gazeta 55

Themeluesi i PS, Moikom Zeqo

Themelues të Partisë Socialiste, shprehen të pakënaqur me drejtimin që po i bëhet kësaj force politike nga kryetari aktual Rama. Për njërin prej tyre, Moikom Zeqo, strategjia e bojkotit e ka bërë këtë forcë që të jetë larg luftës politike dhe pa ndikim në vendim-marrjet e rëndësishme për vendin.
Me keqardhje ai konstaton se pas 20 vjetësh PS është rrudhur e, një nga arsyet e këtij fakti të dhimbshëm është largimi i saj prej rrugës social-demokrate që projektuan themeluesit për këtë force politike.
“Për fat të keq PS në këtë gjendje ndodhet aktualisht, një forcë politike që nuk kryen asnjë prej detyrimeve demokratike. Është larg identitetit për të cilin ne e krijuam”, thotë Zeqo.
Ndërkaq, shumë prej themeluesve të PS ndihen të përjashtuar dhe të zhvlerësuar për kontributin e tyre. Kjo, falë politikës së mbrapshtë dhe eunuke të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Me këtë mendësi, PS rrezikon të katandiset në një parti provinciale dhe pa interes në rang kombëtar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›