Lajmi/Sot në festën e PS janë planifikuar vendet bosh për partitë marksiste-leniniste botërore
Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari në largim i Bashkisë së Tiranës pritet që sot të festojë 20 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Për vetë momentin “historik” që ndodhet kjo forcë politike në drejtimin e Edvin Ramës, pritet që festimit t’i shtohen edhe 50 vjet të tjera, duke bërë kësisoj 70 vite për jetën e Partisë Socialiste.
Rama pasi ka përjashtuar gjithë personat që kishin kontribute në PS-në e këtyre viteve, pritet të ndajë gëzimin me miqtë e tij të partive marksiste – leniniste nëpër botë, të cilat kurrë nuk e kanë braktisur partinë e tij.
Në kuadër të luftës së ashpër kundër imperializmit dhe revizionizmit të të gjitha ngjyrave, Rama ka ftuar të ndjekin marrëzisht “të vetmen rrugë”, të gjitha ata që besojnë te alternativa asgjëkund e tij.
Pasi iu tregua vendi gjithë faktorit ndërkombëtar, tashmë disa vende bosh janë për të gjithë aleatët e PS-së, janë për partitë marksiste rumune, greke, vietnameze, kamboxhiane (e rindërtuar), laosiane (marksiste – leniniste e rinovuar), braziliane, peruane, etj. Me të tilla parti, PS-ja nuk ndjehet kurrë e vetmuar, madje do t’i tregojnë vendin sa herë që duhet kujtdo revizionisti.
Nuk ka çfarë i duhen Ramës partitë socialiste europiane, atij i duhen aleatë të llojit Zhoao Amazonas. Këto aleatë kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë mbështetja e Edvin Ramës. Edhe tani ata do të shfaqen, prandaj i duan vendet bosh në festën e PS-së.